Dy superndeshje sot në Superligë
Xhiro e 31 e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë sot edhe me dy ballafaqime të tjera tejet interesante. Ballkani, skuadër që edhe më tutje nuk ka hequr dorë nga titulli i kampionit, sot do të ballafaqohet me Drenicën, skuadër e cila së fundi ka hyrë në një seri të rezultateve pozitive me…
Sport
Xhiro e 31 e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë sot edhe me dy ballafaqime të tjera tejet interesante.
Ballkani, skuadër që edhe më tutje nuk ka hequr dorë nga titulli i kampionit, sot do të ballafaqohet me Drenicën, skuadër e cila së fundi ka hyrë në një seri të rezultateve pozitive me tri fitore radhazi dhe po kërkon ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, ndërsa Ballkani me një fitore eventuale do t’i ofrohet Dritës në pesë pikë.
Ndeshja tjetër do të jetë ajo ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit. Skuadra nga qyteti i Ferizaj është në rrezik serioz për t’u përshëndetur me Suprligën, por edhe Dukagjini edhe më tutje nuk e ka të garantuar qëndrimin në ligën kryesore të futbollit kosovar.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00.