Dogana gjen rreth 100 copë produkte të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në Aeroportin e Prishtinësm kanë ndaluar një udhëtar nga kanali i gjelbër për kontroll të bagazhit përmes skanerit. Pas analizës së pamjeve nga skaneri, u krye kontroll më i thelluar, gjatë të cilit u gjetën rreth 100 copë produkte të padeklaruara. “Për mosdeklarim të mallrave që udhëtari bart në…
Lajme
Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në Aeroportin e Prishtinësm kanë ndaluar një udhëtar nga kanali i gjelbër për kontroll të bagazhit përmes skanerit.
Pas analizës së pamjeve nga skaneri, u krye kontroll më i thelluar, gjatë të cilit u gjetën rreth 100 copë produkte të padeklaruara.
“Për mosdeklarim të mallrave që udhëtari bart në bagazh në kundërshtim me Nenin 244 të Kodit Doganor të Republikës së Kosovës (KDA), rasti ështe cilësuar si kundërvatje doganore. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe në zbatimin e ligjeve doganore për të siguruar një treg të ndershëm dhe të rregullt. Angazhimi ynë është i palëkundur në mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e integritetit të tregut”, ka njoftuar Dogana. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: