Tifozët e Realit, pro shitjes së Di Marias

Tifozët e Real Madridit e kanë mbështetur idenë e presidentit Florentino Perez për ta shitur mesfushorin argjentinas, Angel Di Maria.

Sport

26/08/2014 15:57

Angel Di Maria në Manchester United do të jetë njëri prej transferimeve më të mëdha të afatit kalimtar të verës.

Mesfushori argjentinas pritet t’i kushtojë klubit anglez 70-80 milionë euro, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë që e shet Real Madridi dhe futbollisti më i shtrenjtë që e merr Manchester United.

Dhe, mediat spanjolle, si gjithmonë e marrin edhe mendimin e tifozëve. Këtë radhë, tifozët e Los Blancos e kanë përkrahur idenë e presidentit Florentino Perez për shitjen e përfaqësuesit argjentinas.

Në sondazhin e lansuar nga e përditshmja Marca, në versionin e saj online, 65% e votuesve kanë qenë dakord me shitjen e futbollistit.