Tifozët e Realit: Bayern – Barcelona

Tifozët e Real Madridit duan që Barcelona të luajë kundër Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

19/03/2015 13:50

E përditshmja sportive spanjolle “Marca”, e afërt me Real Madridin dhe e lexuar nga shumica e tifozëve të Los Blancos, ka krijuar një sondazh duke kërkuar kundërshtarin e radhës të Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Dhe, shumicën e votave e ka marrë Bayern Munich, një prej skuadrave më të forta që gjendet në mesin e tetë më të mirave në Evropë.

Shikojeni rezultatin aktual të sondazhit, kurse hyni dhe votoni nëse doni ta ndryshoni.