Tifozët e Milanit mund të blejnë bileta për ndeshjen kundër Udinese për vetëm 1 euro

Milani njofton se tifozët e tyre mund të aktivizojnë një promovim special për të blerë bileta për ndeshjen e ardhshme të Serisë A kundër Udineses, për vetëm 1 euro.

Sport

22/02/2022 17:50

Lojtarët e Stefano Piolit do të luajnë kundër Udinese të premten dhe kërkojnë të marrin mbështetje maksimale nga tribunat. Që stadiumi të jetë i mbushur me tifozë, ata kanë aktivizuar një promocion të veçantë, duke vënë në dispozicion disa bileta për nga vetëm 1 euro.

“Biletat për AC Milan-Udinese janë të disponueshme në internet në singletickets.acmilan.com dhe në zyrën e biletave të Casa Milan në varësi të disponueshmërisë”, thuhet në një deklaratë të klubit, transmeto lajmi.net.

“Biletat për AC Milan – Udinese fillojnë nga 12 euro. Fëmijët nën 16 vjeç do të mund të përfitojnë nga tarifa speciale 9 € në disa sektorë të dedikuar nëse shoqërohen nga një i rritur. Për personat nën 30 vjeç tarifa speciale nga 9 € dhe për mbi 60 vjeç nga 19 € në sektorë të caktuar.”

Kuqezinjtë janë liderët e tabelës së Serisë A, me dy pikë epërsi ndaj Interit dhe Napolit, megjithëse ekipi i Inzaghit kanë një ndeshje më pak. /Lajmi.net/