Tifozët e Galatasarayt me flamuj shqiptarë dhe sharje për serbët (Foto)

Tifozët e Galatasarayt nuk janë duke u ndalur me sulmet dhe provokimet në drejtim të serbëve.

Sport

25/11/2014 22:05

Pasi kanë vrarë një tifoz serbë në Stamboll, ata kanë filluar me fyerje dhe sulme të ndryshme në drejtim të tyre.

Tifozët e Galatasarayt kanë ndërprerë ndeshjen e Youth Champions League, ndërmjet tyre dhe Anderlechtit të luajtur në Bruksel.

Në minutën e dytë të takimit, tifozët e Galatasarayt kanë hedhur fishekzjarrë në fushë dhe kanë filluar të brohorisnin në mënyrë të ndryshme si: “Vrite serbin’ dhe ‘Të gjithë serbët do të përfundojnë si Marko Ivkovic”.

Ata gjithashtu kanë mbajtur flamujt e Turqisë, Shqipërisë dhe të Kosovës, duke treguar edhe një herë mbështetjen që po i japin vendit tonë.