Tifozët e Chelseat ia fillojnë këngës në Madrid, tallen me sulmin e skuadrës së tyre

Skuadra e Chelseat sonte luan ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu”. Tifozët që kanë udhëtuar në Madrid kanë përgatitur një këngë për skuadrën e tyre, e që është paska qesharake, shkruan Lajmi.net “Ne kemi super Frank Lampardin, ai e di çfarë duam ne. Thiago në mbrotje, askush…

Sport

12/04/2023 15:59

Skuadra e Chelseat sonte luan ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu”.

Tifozët që kanë udhëtuar në Madrid kanë përgatitur një këngë për skuadrën e tyre, e që është paska qesharake, shkruan Lajmi.net

“Ne kemi super Frank Lampardin, ai e di çfarë duam ne. Thiago në mbrotje, askush në sulm. Chelsea ka për ta fituar UEFA Champions League”, thuhet në këngën e përgatitur nga tifozët.

Kujtojmë që Blutë e Londrës po kanë probleme të shumta në fazën e sulmit. Pas mungesës së Armando Brojës, ekipi i Frank Lampard në dispozicion në vijën e sulmit ka vetëm Kai Havertz, por ky i fundit nuk është se ka pasur paraqitje të mira kohëve të fundit.

Ndeshja mes Real Madrid dhe Chelseat zhvillohet sonte nga ora 21:00 dhe luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”./Lajmi.net/