Thuhet se ‘Reds’ u bënë pishman – agjenti i Arthur flet për transferimin e mesfushorit te Liverpool

Agjenti i Arthur ka folur lidhur me transferimin e klientit të tij te skuadra e Liverpool. Raportime të shumta insistojnë se Liverpool janë bërë pishman për huazimin e mesfushorit Arthur. Lidhur me këto spekulime ka folur agjenti i lojtarit, i cili ka mohuar këto zëra, duke shtuar se secilit lojtar i duhet pak kohë për…

Sport

26/09/2022 16:06

Agjenti i Arthur ka folur lidhur me transferimin e klientit të tij te skuadra e Liverpool.

Raportime të shumta insistojnë se Liverpool janë bërë pishman për huazimin e mesfushorit Arthur.

Lidhur me këto spekulime ka folur agjenti i lojtarit, i cili ka mohuar këto zëra, duke shtuar se secilit lojtar i duhet pak kohë për adaptim kur ndërron ambient.

“Javët e para janë normale për adaptim dhe rikuperim të gjendjes fizike”, ka thënë Federico Pastorello, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë janë të lumtur me të. Ai ka lënë anash pushimet për të qëndruar në Liverpul, për të punuar. Së shpejti ai do të jetë në 100%”, shtoi agjenti i tij.

Arthur, në dy sezone me Juventus kishte bërë 63 paraqitje. Tani ai do të testojë veten në Premier League. /Lajmi.net/