Thiago Alcantara vendos rekord në Premierligë pas vetëm 45 minutave të para

Thiago Alcantara nuk i ka çuar dëm minutat e para të tij me fanellën e Liverpoolit.

Sport

21/09/2020 10:22

Mesfushori spanjoll debutoi në ndeshjen kundër Chelsea, ku u aktivizua për 45 minutat e pjesës së dytë.

Në këtë kohë, 29 vjeçari arriti që të vendoste një rekord në Premierligë, përcjell lajmi.net.

Alcantara regjistroi 75 pasime (të kompletuara), më shumë se secili lojtar i Chelsea që luajti për 90 minuta për atë ndeshje, por edhe më shumë se secili lojtar në Premierligë që nga koha kur pasimet e sakta regjistrohen.

Thiago shkaktoi edhe një penallti, por për fat të tij penalltia u prit nga Alisson Becker. /Lajmi.net/