Therje me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarit

Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Mitrovica e Veriut, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të policisë dhe shërbimeve emergjente. Sipas informacioneve fillestare, i lënduari është i nacionalitetit serb dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Veton Elshani,…

Lajme

06/03/2026 22:54

Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Mitrovica e Veriut, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të policisë dhe shërbimeve emergjente.

Sipas informacioneve fillestare, i lënduari është i nacionalitetit serb dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policia e Kosovës për rajonin e veriut.

“Spitali na ka njoftuar për një person të therur me thikë. Është jashtë rrezikut për jetë. Jemi në kërkim të të dyshuarit apo të dyshuarve”, ka deklaruar Elshani.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth motivit apo identitetit të personave të përfshirë./lajmi.net/