​Theren me thikë shqiptarët në Selanik

Dy persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme në Selanik. Incidenti ka ndodhur mbrëmë në kryqëzimin Chrysostomou-Papagou, ku dy personat janë përplasur për arsye ende të panjohur, duke u ther me thika. Kalimtarët i kanë pikasur të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri dhe kanë njoftuar shërbimet e urgjencës.…

Lajme

22/03/2025 21:28

Dy persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme në Selanik.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë në kryqëzimin Chrysostomou-Papagou, ku dy personat janë përplasur për arsye ende të panjohur, duke u ther me thika.

Kalimtarët i kanë pikasur të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri dhe kanë njoftuar shërbimet e urgjencës.

Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në Spitalin AHEPA, raporton GR Times.

Burimet raportojnë se gjendja e njërit prej të dyve është kritike. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.