The Sun: Liverpooli i bashkohet Arsenalit në garë për Tielemans

Liverpooli i është bashkuar Arsenalit në garë për mesfushorin Youri Tielemans. Lajmin e konfirmoi The Sun, sipas të cilëve belgu nuk është i interesuar për të rinovuar me Leicester Cityn dhe po e mendon seriozisht largimin, transmeton lajmi.net. Kontrata e Tielemans skadon në vitin 2023 dhe, për të mos e humbur me parametra zero, janë…

Sport

04/10/2022 15:51

Liverpooli i është bashkuar Arsenalit në garë për mesfushorin Youri Tielemans.

Lajmin e konfirmoi The Sun, sipas të cilëve belgu nuk është i interesuar për të rinovuar me Leicester Cityn dhe po e mendon seriozisht largimin, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Tielemans skadon në vitin 2023 dhe, për të mos e humbur me parametra zero, janë të gatshëm ta shesin edhe për një ofertë jo të lartë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i lojtarit. /Lajmi.net/