Në Ditën e Boshnjakëve, Maqedonci u ndan mirënjohje ushtarëve të komunitetit boshnjak që shërbejnë në FSK

Minsitri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në Ditën e Boshnjakëve ka ndarë mirënjohje për ushtarakët e dalluar të komunitetit boshnjak që shërbejnë në FSK. Maqedonci ka theksuar se këto mirënjohje janë ndarë për kontributin e tyre në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive. “Komuniteti boshnjak është pjesë e çmuar e shoqërisë sonë dhe një shembull i integrimit…

Lajme

29/09/2026 15:06

Minsitri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në Ditën e Boshnjakëve ka ndarë mirënjohje për ushtarakët e dalluar të komunitetit boshnjak që shërbejnë në FSK.

Maqedonci ka theksuar se këto mirënjohje janë ndarë për kontributin e tyre në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive.

“Komuniteti boshnjak është pjesë e çmuar e shoqërisë sonë dhe një shembull i integrimit dhe përkushtimit në jetën publike e institucionale të Republikës së Kosovës.  Me angazhimin e tyre të vazhdueshëm, pjesëtarët boshnjakë të FSK-së dëshmojnë çdo ditë profesionalizëm, përkushtim dhe dashuri për vendin”, ka shkruar  Maqedonci.