Gërvalla takohet me zyrtarin e BE-së, diskutojnë për drejtësinë, Kodin Civil dhe reformat që lidhen me Planin e Rritjes

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me një përfaqësues të Bashkimit Evropian, me të cilin ka diskutuar për sundimin e ligjit dhe reformat në Kosovë. Përmes një postimi, përfaqësuesi evropian ka bërë të ditur se gjatë takimit i ka ofruar Kosovës mbështetjen e BE-së për forcimin e sundimit të ligjit dhe…

Lajme

29/09/2026 15:02

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me një përfaqësues të Bashkimit Evropian, me të cilin ka diskutuar për sundimin e ligjit dhe reformat në Kosovë.

Përmes një postimi, përfaqësuesi evropian ka bërë të ditur se gjatë takimit i ka ofruar Kosovës mbështetjen e BE-së për forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjitha komunitetet.

Në takim është diskutuar edhe për reformat që lidhen me Planin e Rritjes, përfshirë Kodin Civil dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.

Po ashtu, përfaqësuesi i BE-së ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë bashkëpunimin me Komisionin e Venecias.

“Takim me zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla. Ofruam mbështetjen e BE-së për forcimin e sundimit të ligjit, sigurimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjitha komunitetet dhe avancimin e reformave të lidhura me Planin e Rritjes, përfshirë Kodin Civil dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore. Inkurajova vazhdimin e bashkëpunimit të Kosovës me Komisionin e Venecias”, thuhet në postim. /Lajmi.net/