‘The Last Dance’ – “Jordan gënjeu për disa gjëra në dokumentarin e tij”

‘The Last Dance’ është dokumentari që bëri bujë të madhe gjatë këtij muaji.

Sport

24/05/2020 15:09

Michael Jordan, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e basketbollit (debat i hapur), ka rrëfyer disa tregime nga karriera e tij, për dokumentarin e realizuar nga ESPN dhe Netflix.

Dokumentari flet për karrierën e Jordan te Chicago Bulls, me një theks të veçant te titulli i gjashtë i kampionit, kur skuadra tashmë ishte buzë shkatërrimit – shkatërrim ky që erdhi pas trofeut.

Gjithsesi, nuk kanë munguar reagimet pas këtij dokumentari. Scottie Pippen, shok skuadre i Jordan, është shprehur i pakënaqur me disa sekuenca se si ai është paraqitur në dokumentar. Njësoj, reagime ka pasur edhe nga Horace Grant.

Megjithatë, akuzat më të rënda vijnë së fundmi nga Sam Smith, njeriu që në vitin 1992 shkruante ‘The Jordan Rules’. Ai ka thënë se ikona e Bulls ka gënjeyer  për disa gjëra në këtë dokumentar.

“Kishte disa gjëra në këtë dokumentar të cilat i pash, dhe e dija që ai ka gënjyer ose i ka thrilluar. Nuk ishin gjëra të mëdha, por ishte sikur ato filmat që thonë “BAZUAR në histori të vërtetë”. Kështu ishte. Ishte e bazuar në histori të vërtetë”, ka thënë Sam Smith, transmeton lajmi.net.

“Gjëja me picën – helmimin – ishte absolutisht e pakuptimtë. Kishte edhe disa gjëra të tjera të cilat nuk do t’i komentoj”, shtoi Smith.

“Pastaj, ajo gjëja në fund (rreth Jordan dhe dëshirës së tij për rikthim në 1998/99) ishte gënjeshtër e pastër. E di se çfarë ndodhi”, ka shtuar tutje autori i “The Jordan Rules”.

Jordan rrëfente në fund se do të kthehej edhe për një sezon të fundit, qoftë me kontratë një vjeçare, por menaxheri gjeneral nuk ofroi një gjë të tillë.

Akuzat nuk janë përgënjeshtruar akoma as nga Jordan, ESPN apo Netflix. Gjithsesi, dokumentari po vazhdon të marrë vëmendje të madhe.  /Lajmi.net/