Tevez: Ky është bindshëm ekipi më i fortë në Serie A

9:36 | 12 Qershor 2018

Carlos Tevez ka komentuar kampionatin italian duke veçuar skuadrën kampione nga Torino.

Carlos Tevez ka vetëm lëvdata për ish ekipin e tij, Juventus.

Sulmuesi i Boca Juniors ka komentuar kampionatin italian duke veçuar skuadrën kampione nga Torino.

“Serie A në zhvillim? Juventus është larg para ekipeve tjera”, deklaroi Tevez për “Corriere della Sera”, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk kam pesuar kurrë në rikthimin e Napolit. Juventus ka mentalitet fitues, është unik”, u shpreh ai. /Lajmi.net/