Tetë persona marrin trajtim mjekësor pas protestës në Shqipëri, mes tyre deputetë, gazetarë dhe policë
Gjashtë persona kanë marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së sotme në Shqipëri, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Sipas informacioneve paraprake të ministrisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur për trajtim një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues. Ministria…
Lajme
Gjashtë persona kanë marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së sotme në Shqipëri, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Sipas informacioneve paraprake të ministrisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur për trajtim një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues.
Ministria njoftoi se të gjithë personat e lënduar që janë trajtuar në QSUT kanë lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore.
Ndërkaq, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) janë trajtuar një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias.
Sipas njoftimit zyrtar, gjendja shëndetësore e dy personave të trajtuar në SUT është stabile.