Ter Stegen tregon pse nuk festoi për golin e dytë të Messi ndaj Man Utd

Portieri i Barcelonës, Marc Andre Ter – Stegen, ka treguar se është njeri i madh edhe jashtë futbollit.

Sport

18/04/2019 19:30

Në përballjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mes Barcelonës dhe Manchester United, ishte Lionel Messi ai që shkëlqeu duke shënuar dy gola.

Goli i parë i argjentinasit ishte spektakolar, kurse për golin e dytë meritat më të mëdha kishte portieri i Manchester United, David de Gea, i cili bëri një gabim të rëndë.

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte mos festimi i Ter Stegen për golin e dytë të skuadrës së tij.

Pak ditë pas ndeshjes, portieri i cili mbron ngjyrat e Gjermanisë, ka bërë të ditur arsyen se pse nuk e festoi atë gol.

“I thash atij (De Gea) që ne jemi të gjithë njerëz, dhe se ai gabim mund të më ndodhte edhe mua gjithashtu” ka thënë fillimisht Ter Stegen, transmeton ‘lajmi.net’.

“E vërteta është se nuk festova shumë golin, sepse ai është partneri im i cili ruan pozitën e njëjtë sikur unë. Pra, mund të më ndodhte edhe mua” ishin fjalët e reprezentuesit të Gjermanisë.

David de Gea ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Manchester United këtë edicion, por gabimi në golin e Messi ishte trashanik.

Një gabim të ngjashëm portieri spanjoll e kishte bërë edhe në Kupën e Botës, në përballjen kundër Portugalisë, kur asokohe Cristiano Ronaldo kompletonte het trik ndaj tij. /Lajmi.net/