Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren
Maxhoranca qeverisëse ka miratuar gjatë seancës kaotike projektligjet e planifikuara për seancën plenare të kësaj të enjteje. Mes bllokimit të foltores dhe zhurmës së bilbilave që i binin deputetët e opozitës, ministrat e qeverisë bënë një prezantim të shkurtër të projektligjeve të propozuara. Më pas projektligjet kaluan në votim, ku u miratuan me shpejtësi nga…
Lajme
Maxhoranca qeverisëse ka miratuar gjatë seancës kaotike projektligjet e planifikuara për seancën plenare të kësaj të enjteje.
Mes bllokimit të foltores dhe zhurmës së bilbilave që i binin deputetët e opozitës, ministrat e qeverisë bënë një prezantim të shkurtër të projektligjeve të propozuara.
Më pas projektligjet kaluan në votim, ku u miratuan me shpejtësi nga naxhoranca gjatë seancës së pazakontë.
Tensionet në seancë lindën pas refuzimit të kryeministrit Rama për të marrë pjesë në interpelancën për çështjen McGonigal dhe delegimin e kompetencës për përgjigje te ministrja Elisa Spiropali.
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe u zotuan se parlamenti nuk do të ketë më qetësi deri sa kryeministri të shkojë dhe t’i ëprgjigjet opozitës për skandalin McGonigal.
Në një moment gjatë seancës shihet deputeti i opozitës Saimir Korreshi, i cili i përcjell bilbilin deputeti Gazment Bardhi për të bërë zhurmë gjatë seancës plenare.
*Shënim: Ky artikull është përmirësuar pas rekomandimit të platformës Fact-checkers – Faktoje.al