‘Telegram’, Rusia kërkon bllokimin e këtij aplikacioni

Mbikëqyrësi shtetëror i Rusisë për Telekomunikacionin njoftoi se ka dorëzuar një aktpadi për kufizimin e përdorimit të aplikacionit të dërgimit të mesazheve Telegram, pasi kompania refuzoi t’u jepte shërbimeve shtetërore ruse të sigurisë mesazhet “sekrete” të përdoruesve të tij. Rusia kërkon bllokimin e aplikacionit ‘Telegram’

Auto & Tek

09/04/2018 16:45

I renditur si aplikacioni i 9-të më popullor në botë sa u përket mesazheve, Telegrami përdoret gjerësisht në vendet përreth ish-Bashkimit Sovjetik dhe në ato të Lindjes së Mesme. Përdoruesit aktivë të aplikacionit arritën shifrën e 200 milionë vetëve në muajin mars, përcjell Telegrafi.

Si pjesë e shërbimeve të tij, aplikacioni u lejon përdoruesve të komunikojnë përmes ‘dhomave të koduara’ të ‘chat’-it, biseda që mund të lexohen nga palët e treta, përfshi këtu edhe autoritetet qeveritare.

Por, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) ka kërkuar qasjen në disa prej mesazheve për të ushtruar detyrat e tij, si për shembull mbikëqyrja e të dyshuarve dhe parandalimi i sulmeve terroriste. “Telegrami” gjithsesi refuzoi të plotësonte kërkesat e FSB-së, duke cituar si shkak respektimin e privatësisë së përdoruesve.

Mbikëqyrësi rus Roskomnadzor njoftoi se ka dorëzuar aktpadinë në gjykatën e Moskës me kërkesën “për t’i kufizuar përdorimin në territorin e Rusisë”.