Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes
Dje gjatë mesnatës është raportuar në Policinë e Kosovës për të shtëna me armë zjarri. Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa aty janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës, shkruan lajmi.net. “Rr. 27 Nëntori, Prishtinë / 05.12.2024 – 00:55. Pas raportimit për të shtëna me…
Lajme
Dje gjatë mesnatës është raportuar në Policinë e Kosovës për të shtëna me armë zjarri.
Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa aty janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës, shkruan lajmi.net.
“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë / 05.12.2024 – 00:55. Pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, lidhur me rastin njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/