Netanyahu thotë se nuk do të lejoj krijimin e një shteti palestinez: Ajo që ka ndodhur në Bregun Perëndimor është një mrekulli
Izraeli nuk do të lejoj krijimin e një shteti palestinez. Kështu ka deklaruar kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton lajmi.net. Netanyahu e cilëson mrekulli atë që ka ndodhur në Bregun Perëndimor. “Ajo që ka ndodhur në Bregun Perëndimor është një mrekulli. Një mrekulli”, tha Netanyahu. Tutje, udhëheqësi i qeverisë izraelite ka thënë se nëse opozita…
Bota
Izraeli nuk do të lejoj krijimin e një shteti palestinez.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton lajmi.net.
Netanyahu e cilëson mrekulli atë që ka ndodhur në Bregun Perëndimor.
“Ajo që ka ndodhur në Bregun Perëndimor është një mrekulli. Një mrekulli”, tha Netanyahu.
Tutje, udhëheqësi i qeverisë izraelite ka thënë se nëse opozita vjen në pushtet do të lejojë krijimin e një shteti palestinez dhe do të tërhiqen nga Libani dhe Rripi i Gazës.