Protestuesit në Tiranë e përzënë deputetin e Sali Berishës: Nuk je për popullin, deputetët e krimit

Protestuesit janë përplasur me demokratët. Në pamje shihet se si ata kanë rrethuar deputetin e PD, Edi Paloka, ndërsa aty është edhe Arjana Kalaja. Ata kundërshtojnë praninë e demokratëve, duke i thënë të largohen nga protestat. Protestuesit thirrje “Rama në burg, Berisha në Burg”, “deputetët e krimit”. Edi Paloka: Kam një jetë që protestoj. Protestuesja:…

Lajme

14/10/2026 14:54

Protestuesit janë përplasur me demokratët.

Në pamje shihet se si ata kanë rrethuar deputetin e PD, Edi Paloka, ndërsa aty është edhe Arjana Kalaja.

Ata kundërshtojnë praninë e demokratëve, duke i thënë të largohen nga protestat.

Protestuesit thirrje “Rama në burg, Berisha në Burg”, “deputetët e krimit”.

Edi Paloka: Kam një jetë që protestoj.

Protestuesja: Nuk je për popullin, je për opozitën.

Protestuesit hodhën dhe ujë dhe shishe në drejtim të deputetit.