Tensione në protestën studentore në Tiranë, të rinjtë tentojnë të thyejnë xhamat e një banke në Rrugën e Durrësit
Po vijon me tensione protesta studentore në Tiranë, e cila ka nisur që prej mëngjesit me bojkotimin e mësimit në universitete dhe në disa gjimnaze. Ndërkohë, tensione janë shënuar në Rrugën e Durrësit, ku disa të rinj po tentojnë të thyejnë xhamat e një banke. Sipas pamjeve, protestuesit, me mjete rrethanore dhe shkelma, tentojnë të…
Lajme
Po vijon me tensione protesta studentore në Tiranë, e cila ka nisur që prej mëngjesit me bojkotimin e mësimit në universitete dhe në disa gjimnaze.
Ndërkohë, tensione janë shënuar në Rrugën e Durrësit, ku disa të rinj po tentojnë të thyejnë xhamat e një banke.
Sipas pamjeve, protestuesit, me mjete rrethanore dhe shkelma, tentojnë të thyejnë xhamat dhe derën e bankës. Disa prej tyre shfaqen edhe të maskuar.