Retkoceri “i jep ultimatum” MMPHI-së për deponinë në Mirash: Sonte në mesnatë të hapen dyert, ndryshe do të veprojmë ndryshe
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, i ka bërë thirrje Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që sonte në mesnatë të hapë deponinë në Mirash, në mënyrë që të mundësohet largimi i mbeturinave nga kryeqyteti. “Qytetarët e Prishtinës nuk duhet ta paguajnë çmimin e përplasjeve politike. Sonte në orën 12:00,…
Lajme
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, i ka bërë thirrje Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që sonte në mesnatë të hapë deponinë në Mirash, në mënyrë që të mundësohet largimi i mbeturinave nga kryeqyteti.
“Qytetarët e Prishtinës nuk duhet ta paguajnë çmimin e përplasjeve politike. Sonte në orën 12:00, kërkojmë që dyert e deponisë në Mirash të hapen për t’u larguar mbeturinat në kryeqytet”, ka deklaruar Retkoceri.
Ai ka kërkuar që situata të zgjidhet sa më shpejt, duke theksuar se qytetarët e Prishtinës nuk duhet të përballen me pasojat e përplasjeve politike.
Retkoceri ka paralajmëruar se, nëse kërkesa për hapjen e deponisë nuk merret parasysh, Komuna mund të ndërmarrë veprime të tjera.
“Në të kundërtën, veprimet tona nuk do të jenë më të njëjta”, ka paralajmëruar ai. /Lajmi.net/