Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen të kenë shtënë me armë zjarri nga vetura. Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.…

Lajme

01/05/2024 10:02

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen të kenë shtënë me armë zjarri nga vetura.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë.

Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë  30.04.2024 – 14:45. Janë arrestuar dy meshkuj, pasi që të njëjtit dyshohet se nga vetura kanë shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/