Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, plagoset një person – rasti hetohet si vrasje në tentativë
Një person është plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Rasti ka ndodhur rreth orës 04:00, ndërsa intervenimi i policisë është bërë pas raportimit për një person të plagosur, transmeton lajmi.net. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,…
Lajme
Një person është plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 04:00, ndërsa intervenimi i policisë është bërë pas raportimit për një person të plagosur, transmeton lajmi.net.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për media.
“Sot rreth orës 04:00 kemi marrë informatën për një person të plagosur me armë zjarri, në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë”, tha Ahmeti.
Sipas saj, personi i plagosur, i identifikuar me inicialet A.B., është dërguar për trajtim mjekësor.
“Personi i plagosur A.B (mashkull) është dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi zëdhënësja e policisë.
Ndërkohë, njësitet policore në koordinim me Prokurorinë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e rastit.
Ahmeti bëri të ditur se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim./lajmi.net/