“Të ndaluarit për vota në Prizren” Alija: Disa veçse kanë mbërri e të tjerët rrugës për në qendrat korrektuese

Pas aksionit të gjerë të realizuar sot në Prizren, Kryeprokurori Petrit Kryeziu ka konfirmuar se janë gjithsej 109 persona të ndaluar tanimë për dyshimet për falsifikim të votave, dhënie e marrje ryshfeti e shumë vepra të ndryshme që lidhen me dallaveret me vota. E në këtë rast, është konfirmuar se të ndaluarit veçse kanë nisur…

Lajme

23/01/2026 15:25

Pas aksionit të gjerë të realizuar sot në Prizren, Kryeprokurori Petrit Kryeziu ka konfirmuar se janë gjithsej 109 persona të ndaluar tanimë për dyshimet për falsifikim të votave, dhënie e marrje ryshfeti e shumë vepra të ndryshme që lidhen me dallaveret me vota.

E në këtë rast, është konfirmuar se të ndaluarit veçse kanë nisur të largohen nga stacionet policore.

Kurse Faton Alija nga Policia e Kosovës konfirmoi se tanimë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Shërbimin Korrektuese ata veçse janë duke u pozicionuar në qendrat e paraburgimit.

“Kemi kërkuar bashkëpunim dhe në bashkëpunim me Shërbimin Korrektues disa veçse kanë mbërri e të tjerët janë rrugës për në qendër korrektuese. Me ata furgonët pra që i keni parë”,deklaroi ai./Lajmi.net/

109 persona të ndaluar për “vjedhjen e votave”, Kryeprokurori Kryeziu: Kushdo që guxoi t’i fus duart në votat e qytetarëve do ballafaqohet me ligjin