Të gjithë sytë tek Bella Hadid në sfilatën e “Savage X Fenty”
Bella Hadid mori vëmendjen e të gjithëve në sfilatë.
ShowBiz
Ylli botëror, Rihanna, së fundi ka organizuar një sfilatë për koleksionin e ri të markës së saj “Savage X Fenty”, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, këngëtarja vendosi që t’i mbledh në një vend emrat më të njohur të industrisë së botës.
Natyrisht se me këtë rast nuk kishte si të mungonte edhe modelja e mirënjohur, Bella Hadid, e cila mori vëmendjen e të gjithëve.
Ajo u shfaq me një frizurë të rëndë, ndërsa pozoi e veshur me të brendshme të zeza, duke vënë në plan të parë format trupore.
https://www.instagram.com/p/CF0rOlngqxI/
Me këto të brendshme, ajo kishte veshur edhe një palë çorape të gjata, ndërsa bëri të gjithë të kthejnë kokën nga ajo.
https://www.instagram.com/p/CF0zUaAg29d/
Përveç Bellës, të pranishme në këtë sfilatë kanë qenë edhe Irina Shayk, Cara Delevingne, e të tjera. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CF03Xz-A5Rn/