“Të errëta” Takimet mes Kurtit, Abdixhikut e Hamzës, Daut Haradinaj e çon një “selam” nga protesta për ish-krerët e UÇK

Daut Haradinaj i Aleancës, ka dërguar mbrëmë një mesazh nga nata e 12-të e protestës në sheshin e Prishtinës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Haradinaj ka thënë se “shpresoj që zëri i këtij populli nuk i ka penguar takimet e errëta”. Reagimi i tij vjen pasi që kryeministri Albin Kurti është takuar me kryetarin…

Lajme

28/09/2026 09:44

Daut Haradinaj i Aleancës, ka dërguar mbrëmë një mesazh nga nata e 12-të e protestës në sheshin e Prishtinës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Haradinaj ka thënë se “shpresoj që zëri i këtij populli nuk i ka penguar takimet e errëta”.

Reagimi i tij vjen pasi që kryeministri Albin Kurti është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Populli në këmbë për 12 ditë e natë, në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët. Shpresoj që zëri i këtij populli nuk i ka penguar takimet e errëta”, thuhet në postimin e Haradinajt.