Të arrestuarit për vrasjen e djeshme në Skenderaj janë babë e bir, iu konfiskua një AK-47 e armë të tjera
Policia e Kosovës është deklaruar edhe një herë në lidhje me vrasjen e rëndë që ndodhi dje në qendër të Skenderajt. Sipas informacioneve në lidhje me vrasjen janë arrestua dy persona të dyshimtë, babë e bir. Po ashtu policia njoftoi se nga të njëjtit janë sekuestruar armë të llojit: AK-47, tri armë të shkurtra (pistoleta)…

Lajme
Policia e Kosovës është deklaruar edhe një herë në lidhje me vrasjen e rëndë që ndodhi dje në qendër të Skenderajt.
Sipas informacioneve në lidhje me vrasjen janë arrestua dy persona të dyshimtë, babë e bir.
Po ashtu policia njoftoi se nga të njëjtit janë sekuestruar armë të llojit: AK-47, tri armë të shkurtra (pistoleta) me 53 fishekë kalibrash të ndryshëm, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
42 vjeçari, Ismet Ibishi u raportua të jetë vrarë nga familjari i tij- tashmë i arrestuar./Lajmi.net/
Vrasja e 42 vjeçarit dje në Skenderaj- Gjithçka çfarë dihet për rastin deri tani