Gazi lotsjellës hidhet nga lart drejt Kryeministrisë në Tiranë, rrezikohen edhe qytetarët
Momente tensioni janë regjistruar pranë Kryeministrisë në Tiranë, ku gazi lotsjellës është hedhur nga lart në drejtim të zonës ku ndodheshin qytetarët. Pamjet e regjistruara nga Lajmi.net tregojnë momentin e hedhjes së gazit lotsjellës, ndërsa situata ngre shqetësime për sigurinë e personave që ndodheshin në afërsi, raporton lajmi.net Përveç pjesëmarrësve në tubim, nga përdorimi i…
Lajme
Momente tensioni janë regjistruar pranë Kryeministrisë në Tiranë, ku gazi lotsjellës është hedhur nga lart në drejtim të zonës ku ndodheshin qytetarët.
Pamjet e regjistruara nga Lajmi.net tregojnë momentin e hedhjes së gazit lotsjellës, ndërsa situata ngre shqetësime për sigurinë e personave që ndodheshin në afërsi, raporton lajmi.net
Përveç pjesëmarrësve në tubim, nga përdorimi i gazit lotsjellës mund të rrezikohen edhe qytetarët e tjerë që gjenden pranë zonës./Lajmi.net/