Tare transferon futbollistin e Barcelonës (FOTO)
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Adriano.
Merkato
Lazio pret një përforcim nga Barcelona.
Drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e gjigantit katalan, Adriano, ka bërë të ditur e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”.
Adriano ka kontratë në Camp Nou deri në verën e vitit 2017, përcjell “Lajmi.net”.
Mirëpo, ai pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.
Dhe, Lazio pret një “OK” nga Barcelona për ta mirëpritur në Olimpico.