Takohen Agim Ademi dhe Ferit Idrizi, flasin për zhvillimin e sportit në Vushtrri
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës së Vushtrrsë, Ferit Idrizi, të cilët diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e infrastrukturës sportive. Gjatë takimit u bisedua për projekte të përbashkëta që synojnë përmirësimin e kushteve për sportistët dhe të rinjtë, si dhe krijimin e hapësirave moderne…
Sport
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës së Vushtrrsë, Ferit Idrizi, të cilët diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e infrastrukturës sportive.
Gjatë takimit u bisedua për projekte të përbashkëta që synojnë përmirësimin e kushteve për sportistët dhe të rinjtë, si dhe krijimin e hapësirave moderne sportive në komunë.
Ademi u shpreh i bindur se ky bashkëpunim do të sjellë iniciativa konkrete në të mirë të komunitetit dhe zhvillimit të futbollit në Vushtrri.