Ta harrojmë derbin
Walter Mazzarri thotë se Interi nuk luajti mirë në derbi me Milanin dhe se duhet ta harrojë këtë lojë sa më shpejtë që është e mundur. Trajneri italian kërkon që Nerazzurri duhet të fokusohen për ndeshjet e ardhshme.
Sport
Trajneri i Interit, Walter Mazzarri e ka komentuar humbjen në derbi nga Milani me rezultat 1:0.
Ai thotë se Nerazzurri duhet ta harrojnë sa më shpejtë këtë lojë, për të menduar për ndeshjet e ardhshme.
“Ne nuk e bëmë një lojë të mirë dhe këtë e panë të gjithë. Pak më mirë ishim në pjesën e parë, por nuk ishim vetvetja. Me Napolin kemi luajtur mirë, shumë më mirë se sot”, deklaroi fillimisht ish trajneri i Napolit për Sky.
“Milani vinte i pari në duele dhe e ka fituar lojën. Sonte nuk ka çka të thuhet. Do të vazhdojmë të shikojmë përpara. Në ndeshjen e ardhshme luajmë me Lazion, një sfidë mjaft e rëndësishme. Do ta arkivojmë derbin, që nuk ishte i mirë për ne”, vijoi ai.
Mazzarri thotë se lojtarët e tij nuk është dashur të mendonin se do t’ju konvenonin dy rezultate nga tri të mundshme, pasi kjo, sipas tij, u kushtoi në fund me humbje.