Szczesny nënshkruan me Barcelonën deri në vitin 2027

Barcelona ka zyrtarizuar sot vazhdimin e kontratës me portierin polak Wojciech Szczesny, i cili do të jetë pjesë e klubit deri në qershor të vitit 2027. Gardiani me përvojë ka nënshkruar për dy sezone të tjera dhe do të jetë pjesë e konkurrencës së drejtpërdrejtë për vendin e titullarit me Joan Garcia, transferimi më i…

Sport

07/07/2025 23:56

Barcelona ka zyrtarizuar sot vazhdimin e kontratës me portierin polak Wojciech Szczesny, i cili do të jetë pjesë e klubit deri në qershor të vitit 2027.

Gardiani me përvojë ka nënshkruar për dy sezone të tjera dhe do të jetë pjesë e konkurrencës së drejtpërdrejtë për vendin e titullarit me Joan Garcia, transferimi më i ri i katalanasve në portë.

Szczesny i ishte bashkuar Barcelonës në mënyrë të papritur për të mbuluar hapësirën e lënë nga lëndimi i Marc-André ter Stegen. “Barçës i duhej një portier dhe zgjodhi Szczesnyn, që u kthye nga pensionimi dhe pranoi sfidën pasi kishte varur dorezat në verën e kaluar. Ai dëshmoi se ende është njëri prej portierëve më të mirë në Evropë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.