Szczesny mungon në ndeshjen hapëse e parë të Juventus në sezonin e ri

Wojciech Szczesny do t’i mungojë Juventusit në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Serie A. Portieri polak ka pësuar një lëndim dhe nuk do të jetë gati për xhiron e parë që luhet javën e ardhshme, transmeton lajmi.net. Szczesny ka një problem muskulor në këmbën e majtë dhe do të duhet të qëndrojë…

Sport

08/08/2022 16:49

Wojciech Szczesny do t’i mungojë Juventusit në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Serie A.

Portieri polak ka pësuar një lëndim dhe nuk do të jetë gati për xhiron e parë që luhet javën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Szczesny ka një problem muskulor në këmbën e majtë dhe do të duhet të qëndrojë më gjatë në rikuperim.

Portieri i Juventus luajti në pjesën e parë në ndeshjen ndaj Atletico Madrid gjatë së dielës dhe u zëvendësua pastaj nga Mattia Perin.

Xhiron hapëse Juventus e luan kundër Sassuolo në ‘Allianz Stadium’, ditën e hënë (15 gusht). /Lajmi.net/