Mot i qëndrueshëm të premten, temperatura deri në 22 gradë

Moti gjatë ditës së premte pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara në pjesë të ndryshme të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Ndërkohë, do të fryjë erë…

Lajme

01/10/2026 23:51

Moti gjatë ditës së premte pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara në pjesë të ndryshme të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

Në përgjithësi, dita e premte pritet të karakterizohet nga mot i qetë dhe temperatura relativisht të buta gjatë orëve të ditës./lajmi.net/