Szczesny dënohet me 20 mijë funte
Skuadra e Arsenalit e ka dënuar portierin, Wojcieh Szczesny me 20 mijë funte para në dorë, pasi ka konsumuar duhan në dhomat e zhveshjes.
Sport
Portieri polak ishte fajtori kryesor në humbjen 2-0 nga Southampton në St. Mary, dhe veç kësaj ka konsumuar edhe duhan.
Kjo normalisht ka nervozuar edhe trajnerin Arsene Wenger që nuk e ftoi Szczesnyn fare për ndeshjen e FA Cup ndaj Hull Cityt.
Portieri polak është detyruar nga skuadra e tij të paguajë edhe 20 mijë funte për gabimin e pafalshëm që e ka bërë para disa ditëve.