Superliga rikthehet me dy super ndeshje, derbi në Gjilan

Sot (e martë) do zhvillohen dy super ndeshje në kuadër të xhiros së 14-të së Superligës së Kosovës.

Sport

24/11/2020 09:00

Arbëria pas humbjes në xhiron e fundit ndaj Feronikelit kërkon këndelljen në shtëpi ndaj Gjilanit, shkruan lajmi.net.

Kurse, Gjilani që nuk di për humbje në 10 xhirot e fundit synon të vazhdojë më rezultatet pozitive.

Derbi do zhvillohet në Gjilan mes kampionit Dritës dhe Feronikelit.

Të dy skuadrat renditën në pjesën e epërme të tabelës dhe synojnë pikët e plota.

Drita është në ndjekje të Ballkanit, derisa Feronikeli renditët në vendin e gjashtë.

Të dy takimet nisin në ora 13:00./Lajmi.net/