Golden State Warriors fitojnë derbin ndaj Brooklyn Nets

Golden State kanë marrë një tjetër fitore në NBA, kësaj radhe përballë skuadrës së Brooklyn Nets.

Sport

30/01/2022 08:30

Warriors kanë shënuar fitore me rezultat 106:110, shkruan lajmi.net.

Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Andrew Wiggins, i cili shënoi 24 pikë dhe numëroi edhe tetë kërcime. Wiggins ishte katër herë i saktë nga distanca për tri pikë.

Warriors shënuan plot 14 trepikësha në këtë ndeshje, duke grumbulluar kësisoj 7 mijë dollarë për bamirësi.  /Lajmi.net/