LeBron shkëlqen me 33 pikë ndaj Brooklyn, fitore e madhe e Lakers
Los Angeles Lakers kanë mposhtur skuadrën e Brooklyn Nets.

Sport
Lakers kanë marrë një fitore të madhe, pas një spektakli në çerekun e katërt, duke mposhtur Brooklyn Nets me rezultatin 106:96, shkruan lajmi.net.
Ylli i mbrëmjes ishte LeBron James, i cili shtoi 33 pikë për skuadrën e tij, duke kontribuuar edhe me shtatë kërcime e gjashtë asistime.
Edhe Harden dha kontributin e tij për skuadrën e Nets, duke regjistruar ‘Triple-Double’, por nuk ishte mjaftueshëm për fitoren.
‘Mjekrra’ pati 33 pikë, 12 kërcime e 11 asistime, por nuk vlejtën sa pikët e ‘Mbretit’.
Te Lakers pikë dyshifrore patën edhe Malik Monk (22), Russell Westbrook (15) dhe Carmelo Anthony (13).
James ka regjistruar 25+ në 18 ndeshje radhazi dhe bëhet lojtari më i vjetër në histori të NBA që arrin një gjë të tillë. /Lajmi.net/