Jeremi Grant nuk dëshiron të luajë me LeBron James dhe Anthony Davis

Los Angeles Lakers duket se nuk do të kenë mundësi të sigurojnë shërbimet e Jeremi Grant.

Sport

25/01/2022 15:33

Grant ishte një nga emrat kryesor në listën e dëshirave të Lakers, por raportimet e fundit nuk favorizojnë aspak skuadrën nga LA.

Sipas raportimeve të fundit nga ShBA, Jeremi Grant thuhet se nuk dëshiron të jetë shok skuadre me LeBron James dhe Anthony Davis.

Arsyeja nuk ka të bëjë me ndonjë problem personal mes lojtarëve, por me egon e Grant.

Grant nuk preferon të jetë emri i tretë kryesor (në rastin më të mirë) te skuadra e Lakers.

Lakers thuhet se tashmë janë informuar për këtë dhe janë duke shikuar opsione tjera për të shtuar në skuadër. /Lajmi.net/