NBA: Konfirmohen pesëshet startuese në ‘All Star Game’ 

Janë konfirmuar tashmë pesëshet startuese për ndeshjen e ‘All Star’ në NBA.

Sport

28/01/2022 12:47

LeBron James do të kthehet në Cleveland tashmë për ndeshjen e All Star, si kapiten i skuadrës së Perëndimit, ku ishte më i votuari, përcjell lajmi.net.

Ja Morant dhe Andrew Wiggins luajnë All Starin e parë, duke u përfshirë në skuadrën e Perëndimit, ku ishin edhe Nikola Jokic dhe Steph Curry.

Kevin Durant nga radhët e konferencës lindore ishte basketbollisti më i votuar dhe është kapiten i tyre.

DeMar DeRozan dhe Giannis Antetokounmpo janë dy lojtarë tjerë krahë tij, kurse Joel Embiid dhe Trae Young përbëjnë pesëshen startuese.

Votat për këtë ndeshje janë ndarë në tri grupe, 50% nga tifozët, 25% nga lojtarët e NBA dhe 25% nga mediat.

LeBron do të luajë për herë të 18-të në All Star si startues, në sezonin e tij të 19-të.

Ai tashmë është lider në numrin e paraqitjeve në All Star, i barazuar me Kobe Bryant për më së shumti selektime në All Star dhe i barazuar me Kobe si më së shumti i votuar si startues në All Star. /Lajmi.net/