Sulmuesi i njohur: Barcelona provoi të nënshkruante me mua

Wissam Ben Yedder, ish-sulmuesi i Sevilla që tani luan për Monacon dhe është golashënuesi më i mirë në Ligue 1 me Kylian Mbappé të PSG me 18 gola, ka zbuluar se Narcelona ka bërë një numër përpjekjesh për të nënshkruar me të gjatë vitit të kaluar.

Sport

09/04/2020 18:12

“Unë kam qenë në gjendje të shkoj atje në afatin kalimtar të dimrit, por në fund, asgjë nuk ndodhi”, i tha ai Onze Mundial, përcjell lajmi.net.

“Dhe ata gjithashtu pyetën për mua disa herë verën e kaluar”.

Dhe, për çuditërisht, 29-vjeçari është krenar për interesin e kampionëve të La Liga.

“Kjo tregon që unë jam duke e bërë punën time mirë tani. Por unë gjithmonë kam qëndruar profesional dhe jam përqendruar në atë që po bëj me Monacon. Duke thënë këtë, interesi i Barçës mund të ju nxisë disi”. /Lajmi.net/