Sulmet ndaj kurdëve, UEFA i heq Stambollit organizimin e finales në Ligën e Kampionëve?

Zëvendës-presidenti i UEFA-s Michele Uva konfirmoi se ata do të marrin në konsideratë thirrjet për zhvendosjen e finales së Ligës së Kampionëve nga Stambolli.

Sport

15/10/2019 15:07

Peticionet po rriten pasi Turqia filloi operacionin e saj kundër kurdëve përtej kufirit sirian, veçanërisht pasi lojtarët kishin bërë përshëndetje ushtarake pas kualifikimeve të tyre në Euro 2020 gjatë javës së fundit.

Disa lojtarë u kritikuan për mbështetjen e veprimeve të qeverisë, ndërsa klubi gjerman St Pauli madje shkoi aq larg sa të ndërpresë kontratën e mesfushorit Cenk Sahin, përcjell lajmi.net.

Kjo po bën që finalja e Ligës së Kampionëve e këtij edicioni, e vendosur aktualisht të luhet në Stamboll, do të ri-caktohet, për shkak të sigurisë.

“Ne do të luajmë rolin tonë në respektimin e plotë të autonomisë dhe pavarësisë së sportit, por ne sigurisht nuk mund të zëvendësojmë KB, BE, Shtetet, diplomacitë, ambasadorët dhe institucionet e tjera politike”.

“Pas kësaj, vendimet e UEFA-s bëhen në bashkëpunim me Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe Presidentin”, u shpreh Uva. /Lajmi.net/