Suarez tregon si e përjetoi humbjen ndaj Liverpool: Doja të zhdukesha

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është kthyer për të kujtuar momentet e vështira pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve.

Sport

15/06/2019 09:31

Një fitore 3:0 në ‘Camp Nou’ bëri që të gjithë të mendojnë se Barca do të kalonte në finalen e madhe të LK, por Liverpool përmbysi gjithçka me fitoren 4:0 në ‘Anfield’.

Një gjë të tillë nuk e kishte pritur Luis Suarez, i cili ka thënë se pas asaj humbjeje, ai dëshironte të zhdukej.

“Ato ditë ishin më të këqijat e jetës sime dhe karrierës sime, bashkë me ato të Kupës së Botës 2014. Doja të zhdukesha nga bota” ka thënë Suarez për ‘Fox Sports’, transmeton lajmi.net.

“Nuk doja t’i dërgoja fëmijët në shkollë, gjithkush e shihte se jam keq. Kishte ditë që nuk doja të bëja asgjë. Ishin momente të vështira” ka thënë ndër të tjerash uruguaiani.

Suarez do të kthehet në aksion me kombëtaren e Uruguait, në kuadër të garave të Kupës së Amerikës. /Lajmi.net/