Suarez: Do të festoj nëse shënoj kundër Liverpoolit në Anfield
Luis Suarez do të festojë nëse shënon kundër Liverpoolit në ‘Anfield Road’.
Sport
Sulmuesi uruguaian do të rikthehet të luajë për herë të parë në ‘Anfield Road’ pas largimit nga Liverpool në vitin 2014.
Tash anëtar i Barcelonës, Suarez do të sfidojë Liverpoolin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
32 vjeçari gjatë një interviste për ‘DailyMail’, ka thënë se ka kujtime të bukura si lojtar i Liverpool, por gjatë ndeshjes ato do t’i harrojë ato, për t’i mbrojtur ngjyrat e Barcelonës me krenarinë më të madhe./Lajmi.net/