Stoke City, serioz në garë për Shaqirin
Dje është raportuar se Stoke është duke kërkuar shërbimet e Shaqirit, ndërsa gjatë ditës së sotme, ky lajm është bërë më serioz, sidomos pas deklaratës së asistent trajnerit të skuadrës angleze.
Sport
Asistenti i Mark Hughes, Mark Bowen ka thënë se Stoke City është futur seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e Shaqirit, edhe pse një gjë e tillë duket mjaft vështirë për tu arritur.
“Ta kemi një lojtar si atë në skuadrën tonë do të jetë një gjë fantastike”, tha Bowen për BBC Radio Stoke.
“Shumë skuadra e kërkojnë atë, mirëpo kjo nuk do të thotë se ne do të largohemi nga gara për shërbimet e tij. Ai definitivisht është në listë, por do të jetë një garë e fortë për shërbimet e një lojtari si të Shaqirit”, përfundoi Bowen.