Stefano Pioli: Milani e meritonte fitoren
Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë në mes Milan dhe Inter përfundoi me rezultat të barabartë. Sipas trajnerit Pioli Milan e meritonte fitoren.

Sport
Stefano Pioli këmbënguli se Milan e meritonte fitoren kundër Interit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, pas barazimit 0:0 ndaj rivalëve të qytetit Interit.
‘Rossonerët’ pothuajse gjatë gjithë takimit patën performancë më të mirë, por nuk arritën të konkretizonin rastet e tyre.
Sipas trajnerit të Milan, ekipi i tij ishte më i mirë dhe e merituan fitoren.
“Milani luajti mirë dhe meritonte diçka më shumë. Unë ende mendoj se e merituam fitoren”, ishin fjalët e Piolit, transmeton lajmi.net.
Ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Milan dhe Inter do të luhet më 20 prill në orën 18:00./Lajmi.net/